Nga nesër fillon vaksinimi i personave mbi 85 vjeç

07 prill 2021 | 16:50

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nesër (e enjte) do të fillojë vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç.

Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë, konkretisht në sallën “1 Tetori” dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër Covid-19.

Sipas MSh-së, vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1Tetori”.

Ndërsa për grupmoshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi do të nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër Covid-19.

“Personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ‘ekosova.rks-gov.net’,  ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.04.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…