Allegri: Dua të jem ‘Fergusoni’ i Juventusit

05 prill 2019 | 13:47

Massimiliano Allegri u përfol verën që lamë pas, si një prej trajnerëve të lodhur nga sukseset me Juventusin, e në kërkim të një aventure të re në futbollin evropian.

Por, firma me Cristiano Ronaldon dhe projekti i ri i bardhezinjve, që synojnë Ligën e Kampionëve, e bindi teknikun italian të mos ndryshojë skuadër, e tani ai kërkon të mbetet me dekada në Torino.

“Shpresoj të jem një lloj Fergusoni te Juventusi. Dua të qëndroj për shumë vite këtu”, ka thënë Allegri, duke bërë një paralele me teknikun skocez që shkroi historinë me Manchester United, para se t’i jepte fund karrierës.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”-n, Allegri i qëndron besnik kontratës me kampionët e Italisë. Ai zbuloi edhe detaje nga libri i tij, që do të dalë këtë muaj për publikun. “Është dikush që do të ma bëjë futbollin më të vështirë dhe më çmend fare. Në këtë libër unë rrëfej eksperiencën e jetës, atë të futbollit dhe shpresoj se do të ndihmojë të tjerët, jo vetëm në futboll”, ka deklaruar trajneri i Juventusit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua izraelitë në të dyzetat është dërguar në spital…