Allegri flet për Bonuccin, Higuainin dhe Caldaran

02 gusht 2018 | 12:05

Trajneri Massimiliano Allegrit e mirëpret rikthimin e Leonardo Bonuccit në Juventus. Trajneri italian foli edhe për dyshen Higuain dhe Caldara, të cilët i bashkohen Milanit.

“Leonardo kthehet tek ne pas një viti, është një lojtar i rëndësishëm. Ai nuk ka ndryshuar për gjashtë muaj. Caldara është më i ri dhe, së bashku me Romagnoli dhe Ruganin, do të përbëjnë treshen e mbrojtësve të rinj më të fortë në Itali. Më vjen keq, por merkato na ka detyruar ta përfshijmë Caldara në marrëveshje… Sa për Higuain, e falënderoj përzemërsisht për këto dy vite, në të cilat dha gjithçka. Milani sigurisht bleu një sulmues të madh”, ka thënë Allegri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ish-aktori i serialit…