Allegri flet për fitoren e tetë radhazi në kampionat

08 janar 2023 | 12:18

Juventusi ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Udineses, pasi e mposhti me rezultat minimal 1-0.

Ka mjaftuar një gol i Danilos në fund të ndeshjes nga afërsia për t’i dhënë tre pikë të mëdha Zonjës së Vjetër në përballje me skuadrën tjetër bardhezi.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për fitoren duke thënë se janë duke bërë një rrugëtim të bukur pasi tani kanë tetë fitore radhazi në kampionat.

“Jemi duke bërë një rrugëtim që për momentin është i bukur. Në Kremona kemi bërë një paraqitje të mirë, ndërsa ndaj Udineses kemi bërë akoma edhe më mirë. Në pjesën e dytë jemi rritur dhe kemi krijuar raste”.

“Jemi në një gjendje të mirë fizike, por mbi të gjitha mendore. Duhet të vazhdojnë të punojmë në heshtje, morëm në fitore të rëndësishme”, u shpreh Allegri.

Tutje Allegri foli edhe për objektivat e Juves ku të premten luajnë pikërisht ndaj liderit Napolit dhe synojnë fitore për ta shkurtuar edhe më shumë diferencën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë, Florian Dushi bashkë…