Allegri: Për titullin na duhen 99 pikë

01 prill 2018 | 14:17

Juventusi fitoi 3-1 ndaj Milanit në përballjen e së shtunës, duke e çuar në 4 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt në Serie A, por trajneri Massimiliano Allegri kërkon nga ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë.

Sipas teknikut të kampionëve të Italisë, për titullin duhen 99 pikë.

“Mungojnë ende 8 ndeshje dhe për të marrë kampionatin do të na duhet të fitojmë 7 prej tyre. Le t’i marrim hapat me radhë, pasi aktualisht pikët që kemi nuk na mjaftojnë as për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi të gjitha skuadrat e tjera po ngjiten. Ishte e rëndësishme të riktheheshim te fitorja, ndaj një Milani që tregoi se është një skuadër e mirë”, ka thënë Allegri.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar rreth…