Allegri: Roma e meritoi barazimin

18 tetor 2021 | 14:09

Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se Roma e ka merituar barazimin në ndeshjen që “Zonja e Vjetër” e fitoi me rezultat 1-0.

“E vërteta, Roma do të kishte merituar plotësisht barazimin, por episodet ecën të gjitha në favorin tonë. Futbolli është një lojë e çmendur, sepse ndaj Romës na i dha vetëm Szczesny tri pikët më me peshë deri tani, pikërisht ai Szczesny që na bëri të humbim pikë të rëndësishme në fillim, por që konfirmoi cilësitë e tij dhe faktin se ai meriton të gjithë besimin tonë”, ka thënë Allegri.

“Pastaj, kur gabojmë është faji i të gjithë skuadrës, jo vetëm i individit, ndonëse sërish, kur arrijmë në tri metrat e fundit të portës rivale vazhdojmë të gabojmë shumë. Kjo ishte një fitore e madhe, ndeshja e tretë radhazi e madhe, në të cilën nuk pësojmë gol”, ka deklaruar Allegri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të…