Allegri: Me Ronaldon më i lehtë triumfi në Ligën e Kampionëve

11 korrik 2018 | 15:32

Massimiliano Allegri e ka vlerësuar Cristiano Ronaldon për kualitetin që posedon, kurse ka thënë se transferimin e tij, Juventusi do ta ketë me të lehtë triumfin në Ligën e Kampionëve.

“Sa i përket triumfit në Ligën e Kampionëve, me blerjen e Ronaldos do të jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë në fushë, por kjo nuk përkthehet në sukses të padiskutueshëm. Çdo vit te Juventusi, e përjetoj si një cikël të ri, por këtë herë merr edhe më shumë vlerë, pasi po bëjmë një merkato të denjë për klube të mëdha” ka thënë Allegri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka bërë me…