Allegri, zëvendësues i Solarit në Real

04 mars 2019 | 15:21

E ardhmja e Sontiago Solarit në stolin e Realit të Madridit duket se nuk do të jetë shumë e gjatë.

Pas skualifikimit nga “Kupa e Mbretit” dhe pas humbjes nga Barcelona që i preu shanset për titull drejtuesit e kampionëve të Evropës, kanë nisur që tani të shohin për zëvendësuesin e argjentinasit.

Sipas “AS”, flitet se Masimiliano Allegri është një nga emrat më të mundshëm për të marrë drejtimin e “Los Blancos”, sezonin që vjen. Italiani duket se do të mbyllë aventurën e tij te Juventusi në fund të sezonit dhe kalimi te spanjollët nuk është më një skenar “fantashkence”.

Ndër emrat e tjerë që Reali po tenton, është Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas ka një kontratë me Tottenhemin. Gjithashtu kërkohet edhe Joachim Low.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip…