Alonso: Nëse do të dueloja me Fernandon e 15 viteve më parë, do fitoja me një dorë

17 gusht 2021 | 16:41

Piloti spanjoll Fernando Alonso u rikthye këtë sezon në Formula 1 pas dy vitesh pushim. Dy herë kampioni i botës garon me skuadrën franceze Alpine, ku synon më shumë se një “paraqitje dinjitoze në pistë”.

Spanjolli shprehet se tash ndihet shumë më i fortë se dikur, 15 vite më parë, kur shpallej kampion bote me Renault. Madje Alonso shprehet se nëse ai do të përballej në pistë me Fernando e 15 viteve më parë, do ta mposhte edhe nëse do të pilotonte vetëm me një dorë.

“Ky nuk është një sport si të tjerët, si Turi i Francës në çiklizëm, futbolli, tenisi etj., kur në moshën 23-vjeçare je në kulmin e karrierës. Nëse unë sot do të përballesha me veten time, me Alonso që garonte e fitonte 15 vite më parë, do ta mundja me një dorë të vetme”, u shpreh Alonso.

“Mendoj se kjo gjë nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë pilotët nëse bëjnë një krahasim. Në Formula 1 nuk ka të bëjë mosha me të qenit më i shpejtë në pistë. Në këtë sport kronometri i moshës nuk ka shumë vlerë”, ka shtuar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja sportive, Viola Spiro është tejet aktive në rrjetet sociale,…