Alonso: Rikthehem vetëm nëse ndihem i dëshpëruar

23 nëntor 2018 | 16:29

Gara e Abu Dhabi do të jetë e fundit në Formula 1 për Fernando Alonso, 2 herë kampionin e botës, që ka vendosur të mos garojë më në pistat e Formula 1.

Spanjolli ka deklaruar me kohë largimin e tij nga McLaren në fund të këtij sezoni. “Dera me Formula 1 nuk është e mbyllur plotësisht, pasi nuk e di se si do të ndihem vitin tjetër. Ndoshta, nëse do të jem i dëshpëruar në divan, do të rikthehem. Gjithçka do të varet nga unë. Nëse do të rikthehem, do të jetë një motiv personal”, ka thënë Alonso.

Më tej, pilot spanjoll ka shtuar: “E di që të dielën në pistë do të kem emocione. Kam 15 vite në Formula 1 dhe kam kaluar shumë emocione, momente të bukura dhe më pak të bukura. Kujtimet më të mira i kam me njerëzit që kam njohur në këto vite, me të cilët kam punuar. Kujtoj gjithçka, gara, aksidente, strategji gare, mekanikë, kolegë etj. Unë kam dhënë gjithnjë maksimumin në pistë, duke u përpjekur të ndihmoj më të rinjtë dhe argëtuar fansat”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furra “Agimi” në Fortesë të Prizrenit, pronë e Naim Zhuniqit,…