Furra “Agimi” në Fortesë të Prizrenit ofron bukë falas për nevojtarët

23 nëntor 2018 | 16:18

Furra “Agimi” në Fortesë të Prizrenit, pronë e Naim Zhuniqit, të birit të artistit të shquar të Kosovës nga fusha e humorit, dëshmorit Agim Zhuniqi, familje që shquhet për patriotizëm dhe kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, kanë hapur sërish zemrën e tyre të madhe dhe shprehë gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë familjeve me gjendje të vështirë ekonomike, duke iu dhënë bukë falas për t’u ushqyer.

Gjithsesi që ky është një gjest bujarie, i cili do të duhej të pasohej edhe nga furrat tjera të bukës në Kosovës.

Këtë e apelon edhe pronari i furrës “Agimi”.

“Për hir të situatës që është krijuar furra ‘Agimi’ në Fortës do të jep bukë gratis për ata që nuk kanë mundësi me ble. Me respekt”, ka shkruar në llogarinë vet në “Facebook” Naim Zhuniqi.

Publiée par Naim Zhuniqi sur Vendredi 23 novembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu,…