Sejdiu: Shtretërit e rinj në QKUK janë adekuat

23 nëntor 2018 | 16:09

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka reaguar në lidhje me blerjen shtretërve të rinj, duke thënë se ata janë modern, adekuat dhe të dimensioneve të ndryshme.

Ai ka thënë se në kuadër të reformave shëndetësore bën pjesë edhe përmirësimi i infrastrukturës në QKUK.

“Në kuadër të reformave janë edhe blerja e shtretërve. Iniciativa jonë ka qenë që sa më shumë të blejmë shtretër të rinj. Janë 750 shtretër modern dhe janë të dimensioneve të ndryshme. Kemi shtretër 1.7, 1.97 dhe kemi shtretër që japin mundësinë për lëvizje të pacienteve. Të gjithë shtretërit janë menduar për shkak të akomodimit të pacienteve”, ka thënë Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiqi, ka konfirmuar se institucionet…