Ky është reagimi i BE-së pas arrestimeve në veri të Kosovës

23 nëntor 2018 | 16:02

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiqi, ka konfirmuar se institucionet e BE-së janë duke i përcjellë me kujdes ngjarjet e sotme në veri të Kosovës, dhe se po mbajnë kontakte të vazhdueshme me palë të ndryshme.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që “t’i përmbahen plotësisht sundimit të ligjit”.

“Ne presim që autoritetet përgjegjëse në Kosovë, të bëjnë gjithçka që është nën pushtetin e tyre, për të sjellë autorët e këtij krimi para drejtësisë, pa vonesë”, ka thënë Kocijançiqi.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës, Oliver Ivanoviq. Veprimi ngjalli reagime të shumta te serbët lokal dhe Beogradi zyrtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me mospajtime në…