Vazhdon seanca, deputetët e LDK-së lëshojnë sallën
23 nëntor 2018
| 15:44
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me mospajtime në mes të opozitës dhe kryesueses së seancës, Mufera Srbica – Sinike, cila ka vazhduar me pikat e mbetura nga vazhdimi i seancës së paradites.
Ndërkohë, në emër të LDK-së, Armend Zemaj, ka propozuar që seanca e re të fillojë në orën 18:00.
Deputetët e LDK-së më pas lëshuan seancën, pasi nuk është marrë parasysh propozimi i tyre. Kurse, Ismail Kushteshi nga Vetëvendosje ka kërkuar që pikat e mbetura nga seanca e paradites të mos shqyrtohen dhe të nis seanca e re, ashtu siç ishte paraparë.