Pallati i Rinisë shndërrohet në Ndërmarrje Publike Lokale

23 nëntor 2018 | 15:38

Komuna e Prishtinës ka marrë lajmin e mirë nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, se Pallati i Rinisë është regjistruar si Ndërmarrje Publike Lokale “Pallati i Rinisë” Sh. A.

Me të marrë këtë lajm, Komisioni i Aksionarëve i përbërë nga Mimoza Sylejmani, Shefqet Osmani dhe Avni Zuka, emëruan katër anëtarët e bordit të drejtorëve: Arben Polloshka, Cuneyd Ustaibo, Arsim Gollaku, dhe Nazmi Kryeziu.

Ky Bord është i përkohshëm, deri në konkursin që do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britaneze dhe shoqërinë civile. “Tash, me regjistrimin si NPL ‘Pallati i Rinisë’ Sh. A., krijohet mundësia për hapjen e llogarisë bankare, arkëtimin e të hyrave, dhe si rrjedhojë – sigurimin e pagave për punëtorët. Angazhimi jonë do të orientohet në stabilitetin financiar të ndërmarrjes, investimet dhe rimëkëmbjen e këtij pallati”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim brenda një xhamie në provincën Khost të Afganistanit…