Alternativa do të iniciojë kallëzim penal ndaj Ardian Gjinit për kullën e ‘Sylejman Vokshit’

28 mars 2019 | 14:19

Partia Alternativa e drejtuar nga Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se do të iniciojë kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit, si dhe 18 asamblistëve të tjerë që kanë votuar një vendim të jashtëligjshëm, shfuqizimin e shpronësimit rreth kullës ‘Sylejman Vokshit’.

“Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Kryesuesi i Kuvendit Anton Shala, sërish sot kanë shkelur procedurat ligjore duke mos lejuar që në rendin e ditës të përfshihet rekomandimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për joligjshmërinë e vendimit për shfuqizimin e shpronësimit rreth kullës ‘Sylejman Vokshit’”, është thënë në njoftimin e kësaj partie.

Gjithashtu, Alternativa ka paralajmëruar se do të iniciojë edhe mbledhjen e jashtëzakonshme për shfuqizimin e planit urbanistik Gjakova Qendër 2005, që parandalon ndërtimet e planifikuara nga qeverisja Gjini rreth kullës së ‘Sylejman Vokshit’.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës sot është…