Alternativa mbushi një vjet si subjekt politik 

24 korrik 2018 | 12:13

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se për një vit kjo parti ka arritur t’i ketë shtatë degë nëpër komunat e Kosovës, dy deputetë në Kuvendin e Republikës dhe tetë asamblistë në pushtetin lokal.

“Një vit subjekt politik i zyrtarizuar, Alternativa. Çdo rrugëtim i gjatë fillon me hapin e parë. Për një vit, shtatë degë nëpër komunat në Kosovë, dy deputetë në Kuvendin e Republikës, 8 asamblistë në pushtetin lokal. Opozita kryesore në Gjakovë është Alternativa. Alternativa është zë i besueshëm i qytetarëve në Kuvendin Komunal në Prishtinë dhe në Pejë. Partia me vizion dhe synimin shtetformues dhe liberal-demokrat. Alternativa është këtu se Kosova ka Alternativë”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në “Facebook”.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, së…