Altin Zogaj shpallet “Sportist i Vitit” në Gjermani

19 dhjetor 2023 | 21:10

Kryetari i komunës së Waiblingen-it, qytet në rrethinën e Stuttgartit, Sebastian Wolf, i ka ndarë çmimin “Pllakë e artë“ boksierit Altin Zogaj. Komuna e Waiblingenit numëron rreth 60.000 banorë.

Siq dihet gjatë këtij viti, Altini ka boksuar kundër italianit Riccardo Valentino të cilin e mposhti pas 10 rundeve, dhe u shpall Kampion i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë tek Federata IBO.

Pas këtij suksesi të arritur të boksierit Altin Zogaj  me prejardhje nga Drenica e Kosovës, shprërblehet nga kryetari i Waiblingenit me “Pllakën e artë“, vlerësim ky prej më i lartëve nga komuna për një Sportist që mund t’i dhurohet.

E për këtë çmim ka shkruar vet Altin Zogaj, i cili ka postuar në faqen e tij në instagram një falënderim për kryetarin e komunës së Waiblingenit, Sebastian Wolf për kujdesin e tij dhe respektin ndaj banorëve të komunës.

Përndryshe boksierin Altin Zogaj, fansat e tij, shoqëria dhe adhuruesit por edhe qytetarët e Waiblingenit e quajnë “The Golden Boy”, që në gjuhën shqipe i bie “Djali i artë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovari Bujar Fandaj dyshohet se ka kryer një krim makabër …