Alvesi debuton me gol (video)

19 gusht 2019 | 13:19

Debutim fantastik për Dani Alvesin me fanellën e Sao Paulos. Futbollisti brazilian rrëmbeu menjëherë skenën, duke shënuar golin e fitores në përballjen ndaj Cearës.

36-vjeçari zhbllokoi shifrat në minutën e 40-të të sfidës, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. Me triumfin e mbrëmshëm, Sao Paulo, u ngjit në vendin e 5-të, me 27 pikë në 14 ndeshje, 5 më pak se Santosi i vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më shumë se kuqezinjtë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës…