Alvesi largohet nga PSG-ja

23 qershor 2019 | 12:36

Mbrojtësi Dani Alves ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë, duke i dhënë fund qëndrimit dyvjeçar te gjiganti francez.

“Sot po e mbyll një tjetër etapë në karrierën time, një etapë të fitores, mësimit dhe përvojës. Dua ta falënderoj familjen PSG-në për mundësinë që ma dha ta ndërtojmë së bashku një faqe në historinë e këtij klubi”, ka thënë Alves.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit mund të transferohet në Premier Ligë, pasi Manchester City ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet e turneut preliminar të Ligës së Kampionëve, do të…