Alvesi rikthehet në Kombëtaren e Brazilit

16 maj 2021 | 13:24

Një lajm surprizues ka qarkulluar së fundmi në media. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dani Alves, i cili kthehet përsëri në kombëtaren e Brazilit.

Zbulohet se 38-vjeçari, i cili aktivizohet me Sao Paolon, bën pjesë në listën e të grumbulluarve të trajnerit Tite, për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit, kundër Ekuadorit dhe Paraguait.

“Alves po kalon një periudhë të mirë dhe ka një histori të gjatë në ekipin kombëtar. Në ndeshje të kualifikueseve të Botërorit nuk ka kohë për riaftësim dhe ai po luan në maksimumin e formës së tij fizike. Ka një aftësi të madhe drejtuese dhe kjo është shumë e mirë për grupin”, ka deklaruar Tite duke konfirmuar kthimin pas dy vitesh të futbollistit përsëri në kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid në…