‘Amatorizëm, kaos total’, Kica-Xhelili  me kritika për ligjet e propozuara nga pushteti

21 shtator 2023 | 12:31

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar ligjet e propozuara nga pushteti aktual.

Ajo ka shkruar  në “Facebook” se ekziston një problem “tepër serioz me ligjet që po i kalon pozita”.

Sipas saj, ligjet e propozuara nga pushteti janë në kundërshtim me Kushtetutën, praktikat e BE-së dhe janë të pazbatueshme.

“Përveç që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikat e BE-së, janë thuajse të shkruara të mos zbatohen. Përveç që janë të pazbatueshme, janë në kundërshtim me ligje tjera që vet po i sjellin. Kjo do ta shkaktoj një kaos total në drejtësi edhe ashtu të brishtë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati i Kinës i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se…