Ambasada amerikane organizon diskutimin për Asociacionin

31 janar 2023 | 10:33

Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë do të marrin pjesë sot në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Diskutimi pritet të nisë në orën 10:00. Pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Presidencës, por edhe të dy partive opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Ambasada amerikane tha përmes një postimi në “Twitter” se pret të dëgjojë “opinione të menduara mirë”.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kundërshton themelimin e Asociacionit, teksa Serbia këmbëngul që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, SHBA-ja ka argumentuar se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, teksa u pyet për diskutimin e organizuar më 31 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Unë jam me Ali Ahmetin, por jam edhe…