Ambasada amerikane: Përmes projekteve të përbashkëta do të hapen mijëra vende pune për të rinjtë

22 shtator 2020 | 14:51

Të hënën është nënshkruar marrëveshja ekonomike në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, duke thënë se përmes projekteve të përbashkëta do të hapen mijëra vend pune për të rinjtë.

Sipas Ambasadës Amerikane në Prishtinë, vizita e 14 anëtarëve që përfaqësojnë gjashtë agjenci zhvillimore amerikane, është e jashtëzakonshme.

“Vizita e djeshme ishte vërtet e jashtëzakonshme. 14 anëtarë që përfaqësojnë gjashtë agjenci të USG vizituan Prishtinën për të nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, popullit të saj dhe ndaj marrëveshjes historike për normalizim ekonomik e udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë. Lidhjet më të forta përmes projekteve të përbashkëta të infrastrukturore, diversifikimit të energjisë, turizmit dhe bashkëpunimit të sektorit privat  do t’i nxis investimet dhe do të hap mijëra vende të punës për të rinjtë. Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në Qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për të zbatuar plotësisht angazhimet e bëra në marrëveshjen e Uashingtonit”, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me Komisionin për Legjislacion,…