Ambasada e Kosovës në Itali udhëzon kosovarët në lidhje me masat parandaluese anti-Covid

20 janar 2021 | 12:44

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali i bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar me datë 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes si në vijim:

Sipas njoftimit, deri më 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian.

“Çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se udhëtimet Itali- Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, ndërkaq parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021.

“Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes rrugëve tokësore, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve. Lejet e qëndrimit/ të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021”, ka njoftuar tutje ambasada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dymbëdhjetë ushtarë të Gardës Kombëtare janë larguar nga detyra e…