Ambasada e Kosovës në Shkup shënoi 11-vjetorin e Pavarësisë (Foto)

15 shkurt 2019 | 15:16

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se kjo ambasadë ka shënuar 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Dedaj ka thënë se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të shtetit maqedonas, liderë të partive politike dhe ambasadorë të akredituar në Shkup.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, shënoi 11-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ambasadori i ShBA-së, Jess Bailey, ambasadorë të vendeve të BE-së dhe atyre mike, përfaqësues të subjekteve politike, kryetari i BFI-së, Reis Ulema Sylejman Rexhepi, deputetë, ministra, kryetarë te komunave, afaristë, rektorë dhe përfaqësues të medieve na nderuan këtë manifestim të Kosovës në Shkup!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, suitImage may contain: 4 people, people standing and suitImage may contain: 4 people, people standing and suitImage may contain: 2 people, crowd and indoorImage may contain: 10 people, people smiling, suit and weddingImage may contain: 5 people, people standingImage may contain: 10 people, people standing and suitImage may contain: 14 people, people smiling, people standing, wedding and suitImage may contain: 7 people, people standing, crowd and indoorImage may contain: 7 people, people smiling, people standingImage may contain: 6 people, people standing and suitImage may contain: 3 people, people standing and suitImage may contain: 13 people, people standing and suitImage may contain: 6 people, people smiling, people standing

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet e vazhdueshme me sulmuesin Mauro Icardi, kanë bërë që…