Ambasada e Rusisë në Afrikë shpërndanë përsëri lajm të rremë për Kosovën, këtë herë me foto të Irakut

19 mars 2022 | 12:05

Ambasada e Rusisë në Republikën e Afrikës së Jugut, ka shpërndarë edhe një lajm të rremë për Kosovën.

Në një postim të kësaj ambasada në rrjetin social “Twitter” ata kanë krahasuar bombardimet e NATO-s në ish Jugosllavi me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe luftën atje.

Lajmi i rremë i kësaj ambasada për Kosovën nuk është i vetmi, kohë më parë ata kishin keqpërdorur edhe foton ikonë të refugjates shqiptare nga Kosova Sherife Luta, të cilët e kishin paraqitur rrejshëm si viktimë serbe të bombardimeve të NATO-s.

Ambasada e Rusisë në Republikën e Afrikës së Jugut, ka shpërndarë edhe një lajm të rremë për Kosovën. Në një postim të kësaj ambasada në rrjetin social “Twitter” ata kanë krahasuar bombardimet e NATO-s në ish Jugosllavi me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe luftën atje. Lajmi i rremë i kësaj ambasada për Kosovën nuk është i vetmi, kohë më parë ata kishin keqpërdorur edhe foton ikonë të refugjates shqiptare nga Kosova Sherife Luta, të cilët e kishin paraqitur rrejshëm si viktimë serbe të bombardimeve të NATO-s.

Ambasada e Rusisë përveç lajmit të rremë ka shpërndarë dhe një foto të rrejshme, duke shkruar për bombardimin e ish Jugosllavisë dhe Kosovën, ata kanë postuar një foto të Irakut. Ndaj këtyre lajmeve të rrejshme kanë reaguar Profesori dhe eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber dhe Profesori universitar i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës Dren Gërguri.

Në postimin në rrjetin social Twitter, Ambasada e Rusisë në Republikën e Afrikës së Jugut, ka shkruar “Ne morëm parasysh një nga formulimet më të përdorura në media këto ditë për operacionin ushtarak rus “është sulmi më i madh ushtarak konvencional që është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Një pyetje: po bombardimet e NATO-s në Jugosllavi? A nuk ishte kjo në Evropë? #Standarde të Dyfishta.

Ndërsa profesori dhe eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber ka demaskuar lajmin e rremë të ambasadës ruse duke shkruar “Lajm i rremë: Ambasada ruse pretendon se lufta në Kosovë ishte më e keqe (ose e krahasueshme) me sulmin ndaj Ukrainës duke postuar një foto të luftës në Irak.” Duke e bashkangjitur foton origjinale të fotos nga Iraku të paraqitur nga ambasada ruse si foto nga Kosova Bieber ka shkruar “Kjo nuk është foto nga lufta e Kosovës. Drejtojeni propagandën tuaj”.


Ndërsa Profesori universitar i gazetarisë i Universitetit të Prishtinës dhe eksperti i lajmeve i lajmeve të rreme, Dren Gërguri e ka cilësuar postimin e Ambasadës Ruse si vazhdimësi e lajmeve të rreme të tyre për Kosovën. Ai ka shkruar se “Ky është një tjetër #cheapfake nga kjo Ambasadë Ruse. Herën e fundit ata shpërndanë imazhe të manipuluara që keqinterpretonin refugjaten shqiptare të Kosovës si viktimë serbe të bombardimeve të NATO-s.”

Profesori universitar Gërguri krahas reagimit ka shpërndarë edhe punimin i cili e demaskon me fakte propagandën ruse, gjegjësisht keqpërdorimin nga rusët të fotos së ikonës të refugjates shqiptare nga Kosova Sherife Luta, e cila po largohej nga dhuna e policisë dhe ushtrisë serbe, duke e paraqitur atë si serbe që po largohet nga bombardimet e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ri i Serbisë në Rusi, Momçillo Babiç, edhe…