Ambasada e ShBA-së: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit

19 shtator 2021 | 12:42

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka sqaruar se diskutimet me Qeverinë e Kosovës për çështjen e kyçjes në gazsjellës janë duke vazhduar dhe se mbetet të shihet nëse Qeveria Kurti do ta përkrahë një projekt të tillë.

“Diskutimet janë duke vazhduar, deri të dihet nëse Qeveria e Kosovës do të mbështesë një propozim të tillë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës për “Express”.

Më tutje, ai ka thënë se “siç ka deklaruar të premten ministrja Rizvanolli, Qeveria e Kosovës është ende duke e diskutuar dhe konsideruar projektin e propozuar që do ta ndihmonte Kosovën të lidhej me rrjetin ekzistues të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut. Shumica e financimit, do të vijë nga fondet e BERZh-it dhe WBIF-it”.

Në fund është potencuar se projekti i propozuar është një nga propozimet që po konsiderohet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja seksi, Nicola McLean, vendosi që 40-vjetorin e lindjes ta…