Ambasada e ShBA-së tërhiqet nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve, reagon Hoti

09 tetor 2020 | 21:18

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së ShBA-ve, për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Jam thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së ShBA-ve për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht. Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun.

“Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok”, ka shkruar Hoti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë…