Ambasada e Turqisë dhuron 200 pako me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara

25 tetor 2022 | 14:04

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka dhuruar të martën 200 pako me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka theksuar se Komuna e Prizrenit është e përkushtuar dhe punon për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, pa dallim.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se roli i mësuesve të arsimit special është sa jetik, aq edhe fisnik. “Çdo vit do të rritet numri i asistentëve mbështetës në shkollat e Komunës së Prizrenit që është tregues domethënës që dëshmon seriozitetin për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe integrimin e tyre në shoqëri”, ka thënë drejtoresha Veselaj-Gutaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për të martën…