Ambasador, a po shndërrohet Republika e Kosovës në ‘Afganistan evropian’?!

10 mars 2023 | 13:24

Shkruan: Hisen Berisha

Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, na ka ardhur një “plan” i cili thuhet se po përkrahet edhe nga ShBA-ja, bilës ka zëra medial-portalesh të pa konfirmuar, se Ambasada e Amerikës në Prishtinë, po ushtron presion të dy partitë opozitare që ky “plan” të pranohet!

Pra, plani me preambulë “me i harru shqiptarët krimet e serbëve në Kosovë”, nënat shqiptare përmes këtij plani duhet të mbyllin syrin që të mos derdhë më lot, nëna Ferdonije në Gjakovë, mos ta shtrojë më sofrën, e t’i ftojë bijtë e saj t’i kthehen në votër, se me sofër nënat shqiptare po e vrasin pedigrenë e politikës evropiane, paj fatkeqësisht edhe kësaj përfaqësie diplomatësh.

Ju po na ftoni shkëlqesi ambasador, me harru se këtu e tri vjet më parë, kryeministri i Kosovës nënshkroi në “Shtëpinë e Bardhë”, si palë e barabartë me Serbinë, një marrëveshje me nëntë pika, që i mundësonin Kosovës të prosperoj e pa penguar nga Serbia.

Atëbotë Albini fyeu dhe shau të gjithë akterët, me theks ShBA-në, duke e mosrealizuar as vizitën e planifikuar në Jerusalem, pas njohjes nga Izraeli!?

Asnjë fjalë ambasadori amerikan.

Prandaj, kam një shqetësim, pyetje po ashtu, dedikuar edhe për ShT z. ambasador: në angazhimet presidenciale në ShBA, vend të posaçëm zë ruajtja e demokracive të reja nëpër botë, pyes atëherë, a po shndërrohet Republika e Kosovës në Afganistanin evropian?!

Si mundë të mbijetojnë shqiptaret edhe një shekull kolonializëm sllav?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-ambasadori i Kosovës në…