Ambasadorët e BE-së anulojnë takimin me Lavrov, i dërgojnë letër: Kemi vendosur të mos vijmë!

04 mars 2024 | 19:49

Ambasadorët e BE-së në Moskë refuzuan të merrnin pjesë në një takim të planifikuar me ministri e jashtëm rus, Sergei Lavrov për të diskutuar përpara zgjedhjeve presidenciale ruse duke e informuar atë dy ditë para takimit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i jashtëm rus, Lavrov i cili u shpreh se ambasadorët i kishin dërguar një letër.

“Dy ditë para takimit të planifikuar, na dërguan një shënim ku thuhej: “Kemi vendosur të mos vijmë”. A mund ta imagjinoni se si janë marrëdhëniet me shtetet në nivel diplomatik, ambasadorët e të cilëve kanë frikë të vijnë në një takim me ministrin e vendit ku janë të akredituar? Ku e keni parë këtë?” tha Lavrov.

Ministri rus sqaroi se organizimin e këtij takimi e ka propozuar rreth një javë e gjysmë më parë.

“Ne kemi grumbulluar shumë materiale se si funksionojnë ambasadat e Bashkimit Evropian në Moskë, si përgatiten për zgjedhjet tona presidenciale, çfarë mekanizmash intervenimi kanë”, theksoi Lavrov, duke shtuar se ai synon të bindë diplomatët evropianë që të braktisin praktika të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë prindër në nivel vendi, do t’i kenë zili vendimit…