Ambasadorët e QUINT-it dalin nga ndërtesa e Qeverisë

28 tetor 2022 | 16:17

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë parë duke dalë nga objekti i qeverisë.

Kjo është bërë e ditur nga një video e shpërndarë në Facebook.

Detaje se me kë janë takuar ambasadorët nuk janë dhënë ende, por mund të aludohet se ata janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Kjo pasi që, ditëve të fundit janë shtuar kërkesat nga vendet e QUNTI-it, që qeveria e Kosovës të shtyjë  vendimin për targat.

Duhet shtuar se i pari i qeverisë, ka refuzuar që ky vendim të shtyhet.

Ndërsa nga SHBA-të është thënë se kërkesa për shtyrjen e vendimit ka qenë kërkesë edhe e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkohë, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk është bërë paraprakisht e ditur nëse një takim midis kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it do të ndodhte sot.

Mbetet të shihet nëse ambasadorët e QUINT-it kanë zhvilluar takim me Kurtin, ndërsa mbledhja e qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas të shtënave me armë zjarri në shtëpinë e zyrtares…