Ambasadorët e shteteve të Quintit dhe BE-së shprehën nevojën për stabilitet në Kosovë

22 maj 2020 | 19:21

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pritën në takim ambasadorët e shteteve të Quintit dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Së pari, kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e Covid-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave.

Sipas njoftimit të Qeverisë, këto vendime kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia.

“Palët diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë, gjersa presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorët shprehën nevojën për stabilitet dhe demokraci në vend”, theksohet në njoftimin e Qeverisë.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PA VARR (Bekim Fehmiut, ditën e vdekjes) Të martën e…