
Ambasadori amerikan i ngazëllyer me të arriturat e Kosovës
Ambasada amerikane në Kosovë e ka publikuar në ueb-faqen e saj videon e ambasadorit të ri në Kosovë, Jeff Hovenier, ku ai shpalos informata rreth jetës dhe karrierës së tij, por edhe për premtimet e tij për Kosovën.
“Jam i përulur nga besimi që presidenti Bajden dhe sekretari Blinken ma kanë dhënë për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë të forta ndërmjet dy vendeve tona”, ka deklaruar Hovenier.
Ai ka deklaruar se ka pasur nderin që edhe më herët të përfaqësoj interesat e ShBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës.
“Kosova dhe historia e saj nuk janë të panjohura për mua. Gjatë dekadave të fundit, së bashku me kolegët e mi, kam pasur nderin që në funksione të ndryshme të përfaqësoj interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Në shumë mënyra, unë mishëroj përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë dekadave ndaj juve dhe vendit tuaj”.