Joshua: Do të mbretëroj sërish

21 janar 2022 | 14:16

Boksieri britanik Anthony Joshua ka hedhur poshtë çdo dyshim në lidhje me të ardhmen e tij. Ai konfirmoi se do të zhvillojë revanshin ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, ndaj të cilit synon fitoren dhe hakmarrjen për humbjen e zhvilluar në shtator të vitit të kaluar, ku humbi titujt.

“Në duelin e radhës do ta mposhtë atë dhe do t’ia marr të gjithë titujt kampionë. Dop të mbretëroj sërish dhe do të bëhem për të tretën herë kampion bote në peshën e rëndë, duan apo nuk duan njerëzit”, u shpreh Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot pritet t’i miratojë masat shtrënguese anti-Covid,…