Ambasadori amerikan kërkon nga Qeveria t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

10 dhjetor 2018 | 10:55

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Philip Kosnett,  ka thënë se nuk janë të mjaftueshme ligje, nëse ato nuk zbatohen për luftimin e korrupsionit.

Ai në konferencën e hapjes së Javës kundër Korrupsionit, ka thënë se Qeveria duhet të dëshmojë se është e gatshme t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar.

“Qeveria tani duhet ta dëshmojë se është e gatshme t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar nga lartë-poshtë. Kjo përkon në atë për shprehje të sinqertë”.

“Prijësit guximtarë duhet të jenë të gatshëm që të pyesin veten nëse janë të gatshëm t’i shërbejnë Kosovës apo dikujt tjetër”, ka thënë ambasadori Kosnett.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut. Me…