Ambasadori amerikan në Kosovë sërish i bënë bashkë pjesëmarrësit e negociatave të Vjenës

05 korrik 2022 | 23:17

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka bërë sërish bashkë pjesëmarrësit e negociatave të Vjenës për pavarësinë e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” fotografi nga ky takim.

Hoxhaj ka theksuar se mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë.

Një takim i tillë është mbajtur edhe para disa ditësh me ftesë të ambasadorit amerikan.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë! Me ftesë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey M. Hovenier, u takuam sërish bashkë, pjesëmarrësit në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës për ta nderuar Kai Sauer, Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës. Mirënjohës përgjithmonë dy miqve tanë për rolin historik në këtë kohë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për përkrahje ndërkombëtare! Sot shkëmbyem kujtimet tona nga puna e përbashkët deri këtu, duke e njohur çdoherë miqësinë e pazëvendësueshme që Kosova ka me ShBA-në dhe BE-në!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan Radojçiq, që është në kërkim si i dyshuar për…