Banditi Radojçiq lajmërohet nga veriu: Jam këtu dhe nuk zmbrapsem!

05 korrik 2022 | 23:17

Milan Radojçiq, që është në kërkim si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është lajmëruar nga veriu i Kosovës.

Nënkryetari i Listës Serbe, përmes një videomesazhi, i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje ai thotë se nuk do të zmbrapset.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, thotë Radojçiq nga Leposaviqi në videon e publikuar nga mediumi serb “Alo”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy muaj më parë, i kishte çuar selam Milan Radojçiqit, që dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, që të dorëzohet te organet e drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë e cila drejtohej nga një qytetar i Prishtinës…