Prishtinasit i digjet vetura në Llogara

05 korrik 2022 | 23:15

Një veturë e cila drejtohej nga një qytetar i Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Llogara të Vlorës.

Sipas policisë dyshohet se deri tek shpërthimi i zjarrit ka ardhur si pasojë e një defekti.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar pas largimit nga postet…