Ambasadori amerikan pyet: Deri kur do të zgjasë rasti ‘Pronto’?

31 maj 2019 | 17:51

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar rreth rastit “Pronto”.

Përmes profilit të tij zyrtar në “Twitter”, Kosnet ka shkruar se sa më i rëndësishëm rasti gjyqësor, po shihet se procedurat ligjore po zgjasin më shumë.

“Kur do të shohim ne progres në rastin ‘Pronto’ “, ka shkruar ambasadori.

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatëve për hedhje të aktakuzës në rastin e njohur si “Pronto”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar rreth sulmit, të…