Ambasadori amerikan vizitoi xhaminë ‘Mehmet Pasha-Bajraklia’ në Prizren

18 dhjetor 2018 | 17:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar xhaminë “Mehmet Pasha – Bajraklia” në Prizren, ku është pritur në takim nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim ef. Berisha.

Gjatë takimit brenda xhamisë, ambasadori Kosnett, e ka vlerësuar kontributin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, për shoqërinë, si dhe për zhvillimin e bashkëjetesës e të tolerancës ndërfetare e ndëretnike.

Ndërsa kryetari Berisha, e ka uruar ambasadorin Kosnett për detyrën e re në Prishtinë, si dhe ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e madhe ndaj Kosovës, e posaçërisht për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ambasadori Kosnett, e ka vizituar edhe muzeleumin e Mehmet Pashës. Në fund të kësaj vizite, kryetari Berisha dhe ambasadori Kosnett, kanë shkëmbyer nga një dhuratë simbolike.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 5 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 5 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing, wedding and outdoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Krizat janë të kudo dhe kurdo gjendura,…