
Ambasadori Antonov: Ambasada ruse në ShBA është e bllokuar
24 prill
13:57
Puna e ambasadës ruse në Uashington është “e bllokuar”, me llogaritë e saj bankare të mbyllura dhe stafin që merr kërcënime, ka cituar agjencia shtetërore e lajmeve “RIA” të ketë thënë ambasadorin Anatoly Antonov.
“Ambasada është në thelb e bllokuar nga entitetet e qeverisë amerikane. Llogaritë e dy konsullatave tona në Hjuston dhe Nju Jork janë mbyllur nga Banka e Amerikës”.
“Kemi marrë kërcënime edhe me telefon, edhe me letra… Në një moment u bllokua edhe dalja nga ambasada”, citohet të ketë thënë Antonov.