Milaim Zeka ia uron ditëlindjen Thaçit: Drejtësia do të triumfojë mbi intrigat serbo-ruse

24 prill 2022 | 13:51

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Me këtë rast, Zeka është shprehur i bindur se Thaçi me shokë do ta kalojnë edhe sfidën me Gjykatën Speciale.

“Urime ditëlindja president. Sot po i mbushë 54 vjeç. U bafsh 100! Jam i bindur se ju dhe të tjerët do ta kaloni këtë sfidë. Drejtësia do të triumfojë mbi intrigat serbo-ruse, të cilat ishin bazë për krijimin e Gjykatës Speciale!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhe Logar, bërë…