Haxhiu pret në takim ambasadoren Gaidatzi, diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.
Haxhiu, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se me ambasadoren ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, të cilës i urova mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj.
Me ambasadoren bisedova për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.
Vëmendje të veçantë i kushtova rrugës evropiane të Kosovës, sidomos në prag të presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027. Vlerësova mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit dhe theksova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.



