Ambasadori britanik: Cilido qoftë vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet nga të gjithë

26 maj 2020 | 15:43

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën për shkak të vendimit të cilin pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë.

Abbotti ka kërkuar që të respektohet çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese.

“Presim të marrim lajm nga Gjykata Kushtetuese mbi hapat pas procesit politik të votimit të mosbesimit në Kuvend. Është me rëndësi që ky vendim të respektohet nga të gjithë”.

“Cilido qoftë vendimi, do të çojë në ndryshim, që mund të jenë zgjedhjet e reja ose qeveria e re. Disa do të jenë të kënaqur, disa do dëshpërohen, disa do të jenë të stërkënaqur, e të tjerë të inatosur”.

“Cilido qoftë reagimi, është në interesim më të mirë të Kosovës, si demokraci e re parlamentare, që ky ndryshim të ndodhë paqësisht, pa retorikë të ekzagjeruar politike dhe pa kërcënim për dhunë”, ka thënë ambasadori Abbott.

Abbotti ka thënë se të liderët politikë, institucionet shtetërore dhe partitë politike, duhet që të veprojnë në atë formë që të sigurohet stabiliteti dhe siguria në vend dhe të mos minohet qëndrimi i saj ndërkombëtar. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve…