Posta e Kosovës ulë pagat për zyrtarët e lartë

26 maj 2020 | 15:33

Të martën në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, me propozimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Salih Morina, është vendosur për uljen e pagave 30 për qind  për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrjeje publike për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

Vullnetarisht ishte deklaruar Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga 2 500 euro në 1 750 euro, shkruan “Ksp”.

Po ashtu për pozitat e zyrtareve të lartë: sekretari i Postës, zyrtari kryesor financiar dhe thesarit, si dhe zyrtari i auditimit të brendshëm, është vendosur që nga paga të jetë 1 450 euro nga 2 100 sa ishte me herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Bocelli, i prekur dhe ai nga koronavirusi, shkoi sot…