Ambasadori britanik: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitin e Ministrave të jetë pozitiv

18 prill 2024 | 11:26

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

“E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Të martën, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës më një shumicë votash votoi pro një raporti që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Votimi i radhës final do të jetë në maj në Komitetin e Ministrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma ka njoftuar vazhdimin e kontratës së Daniele De…