Ambasadori britanik: Specialja nuk e ndryshon historinë e Kosovës

26 mars 2018 | 12:40

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se nuk është lehtë të flitet për krimet e luftës.

Ai gjatë publikimit të Raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) për monitorimin e gjykimeve të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2017, ka thënë se krimet e luftës nuk harrohen asnjëherë.

“Krimet nuk harrohen kurrë. Është e vështirë për dikë si unë që nuk e ka përjetuar luftën të bashkëndjejë ato çka kanë përjetuar qytetarët e Kosovës. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve duan drejtësi, duan të dinë për fatin e tyre. Viktimat e dhunës seksuale kërkojnë drejtësi. Askush nuk mund të shlyejë këtë kapitull të historisë së Kosovës”, ka thënë O’Connelli.

Më tutje, ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Sipas tij, Specialja nuk e ndryshon historinë e Kosovës.

“Kjo gjykatë nuk e ndryshon historinë por tregon gatishmërinë për drejtësi. Secila viktimë meriton drejtësi. Të gjithë e duan sundimin e ligjit, por edhe sundimi i ligjit bëhet ose për të gjithë ose për asnjë. Gjykata Speciale është shumë e rëndësishme, por nuk guxon askush, as në Kosovë e as në Serbi që të mos i nis hetime për raste të tjera për shkak të kësaj gjykate”, ka thënë O’Connelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…