Ambasadori Dedaj uron liderët shqiptarë për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

16 korrik 2020 | 15:06

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka uruar qytetarët e  Maqedonisë së Veriut dhe liderët e partive politike shqiptare për procesin zgjedhor.

Ai ka thënë se rezultati zgjedhor i partive shqiptare premton ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme shtetërore.

“Urojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, forcat politike dhe liderët e partitë të cilat përfaqësojnë komunitetin shqiptare, z. Ali Ahmeti, z.Talat Xhaferi, z. Zijadin Sela etj. për një proces transparent zgjedhor, fushatë demokratike dhe rezultate inkurajuese elektorale, të cilat premtojnë ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme shtetërore dhe qeveritare, për ta dinamizuar procesin integrues euroatlantik, progresin, zhvillimin ekonomik, reformat demokratike dhe stabilitetin politik të Republikës së Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka përgëzuar për përmbylljen me sukses të…